Gjiri i Lalzit
Hotel Roxhefra
POZICIONI GJEOGRAFIK
Zona turistike e gjirit te Lalzit ndodhet ne veri te qytetit te Durresit, ne hapesiren ndermjet Bishtit te Palles dhe Kepit te Rodonit. Zona shtrihet pergjate detit Adriatik per rreth 14 km dhe ne thellesi toke duke filluar nga bregu u detit rreth 1250m.
Kodrat me lartesi jo me shume se 60-70m qe kufizojne zonen nga lindja dhe jugu dhe kepi i Rodonitnga veriu, si dhe pylli i pishave pergjate bregdetit bejne qe natyra te ofroje nje bukuri te rralle. Deti eshte mjaft i paster, rera e imet dhe mjaft e pelqyeshme per plazhet dhe natyra pothuajse e virgjer.
Aktualisht aksi i rruges per tek Gjiri i Lalzit degezohet nga rruga kombetare Tirane-Durres, ne hyrje te Sukthit dhe arrin ne Gjirin e Lalzit pas 13km duke pershkuar fshatin Manze, zonen kodrinore te ketij fshati dhe zbret praneKepit te Rodonit.
Distanca aktuale rrugore e zones turistike te Gjirit te Lalzit nga Tirana eshte rreth 42 km, kurse nga Durresi 22 km.
STUDIMI URBANISTIK
Studimi urbanistik i parceles nr.8 dhe 11 ne zonen turistike te Gjirit te Lalzit, bazohet ne Mater-Planin e hartuar nga Instituti i studimeve dhe projektimeve Urbanistike, miratuar me vendim te K.RR.T.SH nr.71 dt. 09.05.1997, per ndertimin e nje fshati turistik dhe nje kompleksi terrenesh sportive.
Studimi urban synon ne realizimin e nje strukture turistike prej 3 ha (90 ban./ha), duke ruajtur nje raport te ekuilibruar me zhvillimin lokal te zones, ku do te zhvillohen nje sere aktivitetesh, :
- Aktiviteti i banimit dhe i pushimit, ne dy komoditete te ndryshme, ne banesa te tipit vile (48 vila), dhe ne hotel (nje hotel), me nje numer prej 270 pushuesish definitive
- Aktiviteti rekreativ dhe argetues perms ambjenteve clodhese te vilave, hotelit, barit , restorantit, ambjenteve clodhes ne hapesirat egjelberta dhe buze bregdetit
- Aktiviteti sportiv permes fushave sportive dhe pishinave, ku pushuesit mund te ushtrojne sportin qe deshirojne
- Aktiviteti tregtar, nepermjet qendres tregtare dhe nyjeve ambulante
- Aktiviteti i sherbimit ose ndihmes ku futen administrata, sherbimi mjekesor, sherbimet e tjera, parkimet etj.
Ne konceptimin e vet urbanistik, studimi synon te krijoje nje unitet dhe nje harmoni midis te gjitha ketyre aktiviteteve, ku evidentohet hoteli si elementi kryesor i kompozimit urbanistik, i cili mbyll perspektiven e rruges kryesore te hyrjes. Kjo rruge pas perballjes me hotelin, e qarkon ate ne formen e nje unaze, nga e cila dalin disa gjysmeunaza, perreth te cilave zhvillohen grupet e vilave individuale ose te grupuara. Pas kesaj unaze, vazhdon aksi i rruges kryesore ne drejtim te bregut te detit. Ne te dy anet e se ciles evidentohen dy ndertesa tregtare binjake, amfiteatri per aktivitetet artistike, si dhe terrenet sportive dhe pishina me te gjitha aksesoret e saj.
Ne konceptimin e vet vellimor fshati turistik eshte konceptuar me vila individuale ose te grupuara 1.5 katesheme cati, te alternuara me ndertesen e hotelit 2.5kate, dhe ambjentet tregtare, duke rruajtur keshtu nje harmoni dhe ekuiliber midis ndertesave dhe ambjentit te gjelberuar pishave etj.
Vila si elementi kryesor funksional dhe i kompozimit urban eshte konceptuar si nje ndertese 1.5kateshe ku dallohen qarte aktivitetet qe zhvillohen ne te ku ambjentet rekreative dallohen qarte brenda kuadrit ekonomik.
Ne katin perdhe rreth 100m² jane vendosur ambjentet e dites, ku pushimi dhe clodhja zene vendin kryesor, nepermjet konceptimit te nje holli, i cili zhvillohet ne dy kate dhe paraqet specifika dhe vlera te vecanta, hapesires se verandave qe zbresin deri ne terrenin e gjelber. Ne pjesen tjeter eshte konceptuar ambjenti i ngrenies i cili lidhet nja njera ane me ambjentin e gatimit dhe ne anen tjeter me nje verande. Ne kete kat jane parashikuar edhe ambjentet sanitare si dhe garazhi i mbyllur ne pjesen anesore.
Ne katin e siperm (nencati) jane parashikuar te jene kryesisht ambjentet e fjetjes me nyjen sanitare dhe nje ambjent pushimi me intim i cili lidhet me katin perdhe. Lidhja e ketyre dy kateve behet nepermjet shkalles rrethore te vendosur ne hapesiren e dites.
Materialet qe perdoren jane muratura e kombinuar me strukturat b/a dhe catine e drurit. Rifiniturat jane parashikuar te jene suvatimet e theshta te kombinuara me gure dekorative si travertini, mermeri, si dhe veshje druri etj. Catia mbulohet me tjegulla importi.
Hoteli, ze vendin qendror ne kompozim. Ai pershtatet me natyren e vilave, duke ruajtur trajtimin me cati dhe duke evidentuar elementet e vecante te tij permeslojes se volumeve, kontrastit te materialeve si muratura dhe siperfaqet e xhamit qe ne zgjidhjen arkitektonike vellimore shihen mjaft potente.
Ne aspektin funksional planimetrik, , hoteli prezantohet ne katin perdhe me nje holl te trajtuar ne dy kate, ka karakter rekreativ dhe njekohesisht ben shperndarjen per ne ambjentet e fjetjes (dhomat) nepermjet dy shkalleve ose ashensorit rrethor. Nga ky holl kalohet ne bar ose ne restorantin e hotelit. Ne katin perdhe jane parashikuar edhe dy ambjente per qendren shendetesore dhe administraten te cilt funksionojne nga jashte ndertese.
Ne katin e siperm jane parashikuar te jene dhomat e hotelit te tipit « twist” secila e pajisur me banjen me dushin , klozetin, lavomanin etj. Materialet e perdorura jane ne harmoni me ato te vilave
Qendra tregtare eshte konceptuar transparente me xham e mbuluar me soleta te cilat mbeshteten te disa rama ne formen e germes A ? Sleta ne pjesen e siperme eshte e care dhe mbulohet me nje piramide xhami.